Ekipi I egnatias ka mundur të sigurojë një fitore në ndeshjen e tyre të parë. Ishte pikërisht një sfidë e cila u zhvillua ndaj Breidablik. Kjo ishte ndeshja e parë e tyre në kualifikueset e Champions League. Ekipi arriti të siguronte tre pikëshin e parë në ndeshjen e zhvilluar në shtëpi. Nisja e një rrugëtimi që ofron më shumë mundësi për ta.
Një lojë e cila u zhvillua e qetë dhe mund të shunate shpresat e tyre duke u ndarë në paqe me kundërshtarin. Por, ekipi tentoi shpesh duke sjellë mundësinë e një pike mjaft të favorshme që mund të siguronte në shtëpi. Ekipi luajti një pjesë të parë mjaft të qetë dhe rastet ishin thuajse inekzistetnte. Ajo që u kuptua ishte se të dy ekipet ishin vendosur në një balancë për të shënuar kështu sfidën e parë.

Fitorja e Egnatiës erdhi në minutat e fundit të ndeshjes. Ishte Gruda I cili realizoi duke u kujdesur kështu për të shënuar një tre pikërsh për skuadrën e tij. Në minutën e 93 pas një aksioni ai bëri të mundur realizimin e një goli I cili ishte I vetëm në këtë sfidë. Ishte pikërisht një aksion I cili u zhvillua prej tij duke bërë të mundur një kontroll të plotë të aksionit. Ai shmangu më së miri kundërshtarin dhe arriti të cojë topin në rrjetë.
Kështu, skuadra shqiptare do të ketë mundësi që udhëtimin e saj drejt islandës të ketë sigurinë e tre pikëve të fituara. Sfida e cila pritet të zhvillohet javës së ardhshme do të vendosë për fatin e tyre.