Egnatia rikthehet me fitore në Konference Lige

Egnatia rikthehet me fitore në europë

Egnatia duket se e ka rikthyer dhe njëherë entuziazmin e saj në rrugëtimin europian. Skuadra e rogozhinës e cila në kualifikueset e Champions e ndërpreu ëndrrën e saj pas një humbje të thellë 5-0. Tashmë, është pjesë në fazën e dytë të kualifikueseve në Konferencë Ligë. Një sfidë e cila duket se nisi me një sukses për skuadrën shqiptare e cila udhëtoi drejt Bjellorusisë. Fitore e pastër 2-0 në një ndeshje jashtë shtëpie duket se e vendos ekipin më të sigurt në vazhdimin e rrugëtimit në kompeticion.

Skuadra arriti të kishte një angazhim mjaft të mirë dhe shkëlqeu në të gjithë menaxhimin e lojës së saj. Dominimi I lojës ishte I plotë për ta dhe mundën që të kishin kështu një lojë e cila ishte tërësisht në kontrollin e tyre. Kjo për shkak të një inteligjence të treguar dhe të qartësisë së plotë në fushën e lojës. Që prej pjesës së parë ata arrtiën të shënonin duke treguar kështu një dominim në sigurimin e lojës. Në minutën e 28 ishte Lushkaj I cili arriti të shënojë duke e thyer akullin e sfidës.

Egnatia rikthehet me fitore në europë
Egnatia rikthehet me fitore në europë

Me nisjen e pjesës së dytë skuadra ishte shumë më intensive në krijimin e aksioneve. Një seri prej tyre që u mundën të finalizoheshin me një gol në minutën e 89 nga Bakayoko. Ishte dhe ky gol I cili I dha mundësinë e fitores ekipit. Tashmë, skuadra është shumë më e sigurt në zhvillimin e lojës së saj ku ka siguruar një fitore të rëndësishme. Egnatia në ndeshjen e radhës në shtëpi do të tentojë për kalimin e kësaj faze.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.