Egnatia rikthehet pas një humbje në korcë

Egnatia rikthehet pas një humbje në korcë

Egnatia rikthehet në fushën e lojës këtë fundjavë pas humbjes së tyre në javën e 26 të kampionatit me Skënderbeun e vendit të fundit. Një lojë e cila nuk u menaxhua plotësisht prej tyre dhe tashmë janë me një humbje. Një humbje për rrogozhinasit nuk do të thotë asgjë duke qenë se ata tashmë janë në kryesi duke drejtuar ekipin me një diferencë prej tre pikësh nga vendit I dytë. Humbja e tyre ishte një fitore e madhe për korcarët të cilët janë në një fazë mbijetese dhe kërkojnë që me cdo kusht të qëndrojnë në këtë kampionat.

Superiore Abisnet ka prodhuar ndjeshëm supriza për shumë prej ekipeve që shumë më herët kanë qenë ato kryesuese për gjatë në këtë kampionat. Teuta është një mallkim për kampionët në fuqi dhe do të udhëtojnë në këtë fundjavë për ndeshje të vlefshme për javën e 27. Dursakët vijnë pas një fitore me Tiranën dhe kërkojnë që të vazhdojnë më gjatë në këtë seri loje duke kërkuar që të sigurojnë më tej një vend të favorshëm në kampionat. Kërkesa e tyre për mbijetesë u dëgjua në ndeshjen e fundit e cila prodhoi një rezultat interesant dhe do I cojë me më shumë bindje drejt takimit të radhës.

Më herët në takimin e dy ekipeve kanë mundur që të sigurojnë një balancë në ndeshje, por Egnatia në tre ndeshjet e këtij sezoni nuk ka mundur ta thyejë dot Teutën, durrsakët janë në fushë me një qëllim të qartë për të shndëruar këtë rrugëtim të deri të tanishëm në një të kaluar dhe të kërkojnë një fitore. Prej promovimit të Egnatias në superior kanë pasur një seri prej 14 takimesh ku nga ato vetëm një prej tyre është fituar prej Egnatias. Egnatia gjithashtu kërkon që të betonojë pozicionimin e saj dhe të thellojë diferencën pas gabimit të bërë në ndeshjen në korcë.