Egnatia VS AF Elbasani, sfidë e qetë për Egnatian

Egnatia VS AF Elbasani, sfidë e qetë për Egnatian

Egnatia e nis javën e 33 të Superiores me një ndeshje përballë Elbasanit. Rogozhinasit vijnë pas një fitoreje me Bylisin. Një sfidë e cila u mbyll 2-0 ju jep atyre mundësinë që të cilësohen përfundimisht pjesë e katërshes. Me një sistem Final Four ata arrijnë që të diferencohen dhe të vendosen në krye. Kështu një ndër objektivat e këtij sezoni është arritur me sukses, për të vazhduar me qëllimin titullin.

Pesë ndeshje si të pathyeshëm ata rikthehen përsëri në shtëpi. Tre brazime dhe fy fitore e cojnë ekipin shumë më të sigurt për të vazhduar më tej në këtë rrugëtim. Përballja e tyre do të jetë me Elbasanin ekip ndaj të cilit kanë dy fitore dhe një barazim në transfertë. Një prej fitoreve ka qenë në shtëpi cka I jep më shumë siguri ekipit.

Tashmë të kualifikuar ata nuk kanë detyrim fitoreje. Ekipi mund të ketë lirinë të provojë më tej për të qenë gati përballë Kupës së Shqipërisë. Një tjetër kompeticion ku ata janë ende pjesë.

Egnatia VS AF Elbasani, sfidë e qetë për Egnatian
Egnatia VS AF Elbasani, sfidë e qetë për Egnatian

Elbasani, do të duhet të udhëtojë drejt rrogozhinës. Një sfidë e cila vjen me më shumë optimizëm për ta duke qenë se në rrugëtimin e tyre të fundit arritën të merrnin një fitore. Pavarësisht se ishte një fitore ndaj Lacit që është duke u përpjekur për mbijetesë.

Ekipi ka më shumë siguri në këtë udhëtim duke qenë se vijnë pas dy fitoresh të njëpasnjëshme. Detyrë e tyre do të jetë fitorja duke qenë se janë vetëm katër pikë diferencë me katërshen. Një objektiv ndoshta I vështirë, por që risjell një mundësi për ta. Ekip I sapo promovuar Elbasani vjen në një formë tepër të mirë këtë sezon.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.