Arda Guler pritet të jetë një ndër kërkesat më interesante për të qëndruar përballë një oferte nga ekipi I Eintracht Frankfurt, deri më tani I rriu ka shfaqur një formë tepër të mirë në sezon ku shihet se dhe ekipet e tjera po shprehin pëlqimin që të jetë pjesë e tyre.
Ancelotti gjatë këtij sezoni nuk është se e ka parë shumë pranë lojës së ekipit duke e reduktuar më tej dhe minutat që kanë qenë në dispozicionin për 20 vjecarin. Roli I tij nuk është përshtatur në skemën e Ancelottit I cili ka zgjedhur që dhe angazhimi I tij të jetë periodik, në përballjen e sotme mes Real dhe Vallecano pritet të jetë dhe angazhimi I të rriut.
Pavarësisht, minutave të pakta në fushën e lojës ai ka mundur që të tërheqë vëmendjen e ekipeve që kanë interes për të duke qenë se ai spikati që në Euro 2024 me formën e tij e cila e ndihmoi më tej klubin. Në ekipin e tij kombëtar turqinë ai mundi që të sigurojë një lojë të frytshme dhe të merrte kohën e duhur për të treguar se sa vlen, kështu dhe angazhimi në një ekip si Reali ka bërë që vlera e tij të rritet dhe tashmë mund të zgjedhë të bashkohet në një ekip tjetër që ka më shumë kohë në dispozicion për të.
Interesi I ekipit gjerman duket se është real duke synuar që ta afrojnë gjatë periudhës së merkatos së verës, një ofertë që pritet t’I bëhët klubit ku shifra vërtet do të jetë interesante dhe ndjellëse për të rriun.