Ekipet e interesuara për talentin e rri Delap

Ekipet e interesuara për talentin e rri Delap

Liam Delap padyshim që në futbollin anglez është një ndër emërat më të spikatur. Ai ka mundur të identifikohet me talentin e tij në këtë ligë duke u bërë ndër më të mirët. Duke shkëlqyer në këtë edicion ai ka pasur interesim të madh dhe prej skuadrave të tjera. Është viti I tij I parë në këtë kompeticion duke u shndëruar kështu në një sensacion tepër të rëndësishëm për të ardhemen e futbollit.

Manchester United dhe Chelsea janë dy prej ekipeve që janë në kërkim të tij dhe kanë shprehur interesin për ta pasur pranë ekipit. Por, nuk kanë shprehur interesin vetëm këto klube por njëherësh dhe Bundesliga mund të jetë pritësja e sulmuesit të rri. Talenti I tij, shkathtësia në fushën e lojës dhe shpejtësia padyshim që e bëjnë të jetë tepër I spikatur.

Njëherësh interesimi I klubeve vjen dhe pse ata janë të pozicionuar në kërkimin e të rriut duke qenë se vlera e tij është e favorshme. Me një klauzolë lirimi prej 30 milion euro e cila aktivizohet vetëm nëse ekipi I tij do të bjerë nga kategoria. Kjo duket se po bëhet gjithnjë e më e mundur duke hapur kështu mundësinë që lëvizja e tij të ndodhë.

Ekipet e interesuara për talentin e rri Delap
Ekipet e interesuara për talentin e rri Delap

Delap duket se në interesin që është shfaqur ndaj tij ka më shumë interes të qëndrojë në Premier Ligë. Pra mundësia që ai të bashkohet me ekipet të cilat janë ofruar për të si United apo Chelsea. Në 34 ndeshje të luajtura në këtë sezon ai ka pasur mundësi që të shënojë 12 gola dhe të ketë shërbyer dy asistime. 22, vjecari do të duhet të marrë një vendim për të ardhmen e tij.