Ekipi kroat, që arrin të prodhojë talentë

Ekipi kroat që arrin të prodhojë talentë

Rodolfo Aloko është talenti 18 vjecari i cili ka ngjallur interesin e dy klubeve të Premier Ligës. Aston Villa dhe Brighton janë pikërisht dy skuadrat që e kanë cilësuar lojtarin si të duhurin në fushën e lojës. Ajo që e bën më interesante është se angazhimi i tij është në NK Kustosijas. Klub i cili luan në Ligën e tretë Kroate.

Aloko i cili ka pasur një formë mjaft të mirë në këtë sezon është cilësuar si një opsion tepër i mirë për përmirësimin e skuadrave angleze. Por, duket se nuk janë të vetmet ekipe që janë interesuar duke qenë se pas tij ka qenë dhe Sevilla, Eintracht Frankfurt dhe Leipzig. Interesi ndaj tij është shtuar dhe më tej kur ai ka luajtur me kombëtaren

Ekipi i tij i cili është në një Ligë krejtësisht të parëndësishme është nën drejtimin e një drejtuesi teknik tepër të njohur. Andy Bara është cilësuar dhe vlerësuar shpesh për ndërtimin e një rrjeti tepër të fuqishëm sa i përket përzgjedhjes. Ai ka mundur të sigurojë marveshje tepër të rëndësishme për talentet e klubit të tij.

Ekipi kroat që arrin të prodhojë talentë
Ekipi kroat që arrin të prodhojë talentë

Rasti i tij në klub nuk është i vetëmi në këtë kalim pasi më herët Lovro Chelif është transferuar në Barcelona. Por, më herët që ka dëhsmuar dhe kalimin e parë të rëndësishëm ka qenë Mika Faye i cili prej Ligës së Tretë ka bërë një kalim të kushtueshëm drejt europës.

Klubet angleze përr kalimin e Alokos janë të gatshëm të paguajnë deri në 5.5 milion euro. Shumë që do të sigurojë kështu shërbimin e tij.