Hugo Ekitike është një prej atyre emërave që është përfolur më shumë në këtë sezon kalimesh. Ka qenë pikërisht sezoni i mirë i tyre në Eintracht Frankfurt që e ka cilësuar ai një lojtar potent. Francezi ka mundur të tërheqë vëmëndjen e shumë klubeve të mëdha europiane, kryesisht Premier Ligës.
Kupa e Botës për Klube është një ndër eventet i cili po zë një vend mjaft të rëndësishëm në këto zhvillime. Ndërkohë një periudhë e cila është duke cilësuar kalimet si të lejuara. Klubet janë duke bërë hapat e parë për të siguruar përforcimet e para. Etikete është në këto lista përforcimesh nga shumë prej klubeve europiane. Forma e tij në Bundesligë është konsideruar si një hap mjaft i rëndësishëm në këtë kalim.

Janë pikërisht tre ekipe angleze që në një garë mes vetes kërkojnë që të sigurojnë shërbimin e tij. Liverpool, Manchester United dbe Chelsea janë tre prej klubeve që synojnë të kenë si përforcim të rëndësishëm këtë lojtar. Por, rishtaz në këtë kalim është afruar dhe Arsenali.
Arteta në këtë listë e vlerëson si një kalim të duhur për përmirësim në skuadrën e tyre. Eintracht Frankfurt është duke ndjekur një rrugë e cila tregon se nuk ka dëshirë të shesë lojtarin. Ata janë duke vendosur cmime mjaft të larta për ekipet që janë duke kërkuar shërbimin e tij. Për yllin francez janë duke u kërkuar më shumë se 80 milion euro në këtë kalim.