Elbasani merr fitoren që e dërgon në vend të parë

Elbasani merr fitoren që e dërgon në vend të parë

Elbasani nën mbështetjen e arenës së shtëpisë ka mundur të sigurojë një fitore mjaft të rëndësishme në daljen e tyre. Përballë Dinamos ata kanë mundur të sigurojnë tre pikë duke sjellë një humbje të parë për Dinamo në këtë sezon. Ilir Daja shënon dhe humbjen e parë në javën e tretë, mes një ndeshje e cila ishte e qetë. Por, pas minutës së 25 duket se nuk vazhdoi në të njejtin rritëm.

Rrëzimi I Diallos në një kundërsulm mjaft të shpejtë I cili u ndal nga Aliji solli dhe një goditje dënimi. Fillimisht u akordua një penallti por më pas mes asistencës së VAR penalltia u anullua. Por, për Alijit nuk do të kishte më karton të verdhë por të kuq. Kështu që solli dhe lojën e Dinamos me dhjetë lojtarë që prej pjesës së parë.

Elbasani merr fitoren që e dërgon në vend të parë
Elbasani merr fitoren që e dërgon në vend të parë

Diallo I cili ndërmori këtë aksion vazhdoi më tej dhe gjatë minutës së 38 duke tentuar në vazhdim. Ai vazhdoi të rrezikojë më tej portën, por dhe më tej Tsague arriit të tentojë në minutën e 49 një gjuajtje. Vetëm dy minuta më vonë do të vinte dhe goli përfundimtar në këtë sfidë. Loukili I cili arriti të gjejë në mënyrën e duhur pas një pasimi Bunjakun, con topin në rrjetë.

Edhe pse në pjesën e dytë pati zvendësime të ndryshme nga Daja, nuk mundi të gjeje ekuilibrin e duhur për të ndryhsuar rezultatin e kësaj ndeshje. Me këtë triumph Elbasani arrin të shkojë në vendin e patë të tabelës me shtatë pikë të grumbulluara. Ndërsa Dinamo e gjashta, me një ndeshje më pak.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.