Elbasani ndalet jo prej lojës së saj, triumfon Partizani

Elbasani ndalet jo prej lojës së saj, triumfon Partizani

Partizani me fitoren e tij përballë Egnatias arrin të qëndrojë në top katërshe. Sfida e demave të kuq nuk ishte dhe aq e thjeshtë. Ata po ndesheshin në të njëjtën kohë me Elbasanin e vendit të pestë. Shpresa e tyre për një fitore me kryesuesit e kampionatit I vendos ata në krye të atbelës. Qëndrim që I jep më shumë shanse ekipit që të jetë pjesë e Final Four. Deri më tani Partizani nuk është se ka pasur një sezon të mirë duke qenë se ka humbur qëndrueshmërinë në sfidat e fundit.

Sfida me Egnatian nisi me një barazim në pjesën e parë. Ekipet nuk ishin prezentë në fushën e lojës. kjo për shkak se egnatia e ka siguruar kualifikimin e saj në play off. Ndërsa për demat e kuq nuk kihste mjaftueshëm presion. Por, pjesa e dytë risolli një mundësi ndryshe për ta. Keko në minutën e 62 arriti që të shënojë golin e tyre të fitores. Një sfidë e cila u mjaftua me aq duke e ruajtur pozitën në kampionat.

Elbasani ndalet jo prej lojës së saj, triumfon Partizani
Elbasani ndalet jo prej lojës së saj, triumfon Partizani

Ndërkohë në të njëjtën kohë ishte Elbasani që po zhvillonte përballjen e tij. Ekipi që kryqëzonte gishtat jo për lojën e tij. Ata ishin në përballje me Bylisin ku siguruan një fitore 1-0. Në minutën e 24 Qose arrin të shënojë duke e cuar sfidën në avantazh. Por, qëllimi I tyre për top katërshe u ndal nga fitorja e Partizanit. Tashmë ata janë vetëm një pikë larg për të shënuar një rrugëtim fantastik në këtë sezon. Përballja e radhës do të jetë me Vllazninë e cila gjithashtu e ka siguruar pozitën e saj.