Eleminatoret e Botërorit, rezultatet e ndeshjeve të luajtura

Eleminatoret e Botërorit, rezultatet e ndeshjeve të luajtura

Gjatë mbrëmjes së djeshme janë zhvilluar dhe ndeshjet e dyta të këtyre eleminatoreve. Shumë prej skuadrave pjesëmarrëse kanë zhvilluar kështu ndeshjet përmbyllëse për këtë fazë. Një skemë më e qartë është krijuar pas finalizimit të këtyre ndeshjeve. Ajo që u pa gjatë mbrëmjes së djeshme ishin pikërisht golat që nuk munguan aspak në zhvillimin e djeshëm.

Spanja e cila ishte në udhëtimin e saj drejt Turqisë arriti të siguronte një fitore mjaft të mirë. Me gjashtë gola të shënuar ata siguruan fitoren e dytë në këtë grumbullim. Kjo I vendos kampionët e europës shumë më të sigurt dhe do të sjellë kështu një rrugëtim më të favorshëm drejt Kupës së Botës. Më tej ishte dhe Belgjika e cila arriti të tregojë një formë mjaft të mirë. Në shtëpi ata siguruan një fitore të thellë ndaj Kazakhstan. Me një seri prej gjashtë golash u mbyll përballja e djeshme.

Eleminatoret e Botërorit, rezultatet e ndeshjeve të luajtura
Eleminatoret e Botërorit, rezultatet e ndeshjeve të luajtura

Gjermania arriti të gjeë rrugën drejt fitores, pikërisht pas humbjes së tyre me Sllovakinë. Përballë Irlandës së Veriut ata arrijnë të sigurojnë kështu dhe fitoren e parë në këto eleminatore. Udhëtimi I Sllovakisë dukej se ishte I mjaftueshëm me vetëm një gol. Ata arritën të siguronin lëhtësisht këtë rrugëtim përmes një fitoreje e cila shndërohet e dyta në këto kualifikuese. Ekipi është shumë më I sigurt në udhëtimin që do të vazhdojë më tej. Një pasqyrë shumë më e qartë për ekipet që arritën të sigurojnë rezultatet për këto ndeshje. Tashmë, në fazën e ardhshme do të njohim se cilat janë vendet e para dhe ekipet që sigurojnë play offin.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.