Emërllahu arrin të shënojë me fanellën e Cluj

Emërllahu arrin të shënojë me fanellën e Cluj

Lindon Emërllahu I cili laun në kampionatin rumun ka mundur të ketë një formë tepër të mirë atje. Ecuria e tij në ekipin e Cluj ka qenë mjaft e mirë dhe është kujdesur më së miri që të bëjë të mundur lënien e një gjurme në këtë kampionat. Në sfidën e fundit të ekipit të tij të vlefshme për Kupën e Rumanisë ai ka arritur të shënojë golin e tij të parë me këtë fanellë.

Sfidë e cila ishte tepër e rëndësisshme duke qenë se luehej për gjysmëfinale të Kupës së Rumanisë. Me këtë fitore ata arrijnë të sigurojnë kështu një vend në finale, duke bërë një hap më të sigurt. Mesfushori kosovar ishte kontribues në fitoren e ekipit të tij duke shënuar. Ndeshje e cila përfundoi me rezultatin 4-1.

Goli I Emërllahut erdhi në minutën e 50, pas një asistimi tepër të saktë të bashkëombasit të tij Meriton Korenica. Dyshja ka mundur që në Rumani të krijojë një ecuri tepër të mirë dhe kanë mundur të spikasin në këtë kampionat. Edhe pse ekipi kishte shënuar më herët tre gola, goli I tij shërbeu si një siguri në fitoren e tyre.

Emërllahu arrin të shënojë me fanellën e Cluj
Emërllahu arrin të shënojë me fanellën e Cluj

Gjuajtja e tij precize përfundoi në rrjetë, duke shënuar kështu një siguri për ekipin, por njëherësh dhe sukses në karrierën e tij. Cluj kështu siguron rrugën e saj drejt trofeut në Kupën e Rumanisë. Ndërsa Emërllau kujdeset më tej që të arrijë suksesin e tij të vazhdueshëm në këtë kampionat. Formë e mirë në vazhdim mund të jetë një premtim më shumë për të ardhmen e tij.