Një nisje e vështirë në Hamburg Sv, mund të shënojë dhe fundin e qëndrimit të Emir Sahiti. Edhe pse ekipi është duke shënuar një përparim prej situatës së tyre, duket se disa lojtarë mund të zhvendosen prej ekipit. Një prej tyre mund të jetë dhe mesfushori kosovar, Emir Sahiti. Mendohet se ai mund të lerë ekipin këtë dimër.
Burime të ndryshme bëjnë me dijse se është vetë lojtari I cili është duke menduar për një transferim të tij. Kërkesa e tij është mjaft e qartë duke kërkuar që të zhvendoset nga skuadra këtë dimër, për të nisur një tjetër hap. Shkak për këtë nuk mendohet se është vetëm ajo nisje e vështirë. Por, njëherësh dhe një mungesë e minutave në dispozicion për të.

Janë agjentët e tij të cilët të vendosur kanë kërkuar që të shohin për të tjera mundësi në treg. Synimi I të cilëve do të jetë padyshim një transferim I përhershëm I lojtarit. Kalimi I tij në HSV ndodhi gjatë 2024, nga Hajduk Split. Me një vlerë prej 1.2 milion euro ai u konsiderua si I duhuri për përforcimin në ekip.
Nisja ishte mjaft e mirë duke qenë se ishte titullar në dy ndeshjet e para. Por, fati I tij do të ishte shumë më ndryshe në vazhdim. Prej javës së katërt ai nuk përfshi në skuadër edhe pse gjatë gjysmës së parë ai shërbeu atje si një lojtar I rregullt. Ajo që bëhët e ditur është e mundur një rikthim I mundshëm I tij drejt Hajduk Split, duke qenë se klubi ka shfaqur interes.




Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.