Një goditje fatale ka rezultuar kjo për Juventus I cili është eleminuar nga Kupa e Italisë nga Empoli. E gjithë loja u mbyll me një barazim 1-1, dhe më pas me penallti ka qenë Empoli ai që ka mundur të triumfojë me një rezultat të përgjithshëm 2-4.
Motta në një deklaratë pas përfundimit të ndeshjesh është shprehur se është I turpëruar përballë këtij fakti dhe se ka pasur tejtër perceptim për zhvillimin e kësaj sfide. Në një pjesë të parë ata shpresonin se do të ishin jo në pengesë përballë Empolit me shpresë se do të zhbllokonin rezultatin në fillimin e ndeshjes. Ndër të tjera drejtuesi u shpreh se ishte një humbje e merituar prej tyre duke qenë se forma e treguar gjatë lojës ka qenë e tillë ku nuk ishin në lartësinë e duhur.
Në përballjen e djeshme u vu re një mungesë qëndrimi sa I përket Juventus I cili nuk mundi që të mposhte Empolin, një ekip kundërshtar që tregoi krjetësisht të kundërtën duke marrë kështu një fitore e cila I con tashmë në gjysmëfinalen e kupës. Ajo që u diskutua gjithashtu nga Motta ishte bashkimi që do të duhet të ketë ekipi, loja në ekip është një pjesë tepër e rëndësishme dhe respektimi I fanellës që ata mbajnë veshur. Me nota kritike ai u shpreh dhe ndaj detyrës së tij sa I përket interest që do të duhet të ngjallë si drejtues për të rikrijuar dhe një herë nocionin e grupit ku mesa duket në këtë përballje ishte ndër pengesat që nuk e lejuan të triumfonte në vazhdimin e Kupës së Italisë. Tashmë të fokusuar në Seria A ata do të duhet të luftojnë për të konceptuar dhe njëherë lojën e tyre në këtë kampionat. Ky kualifikim I Empolit në Kupën e Italisë, faza gjysmë finale ka nodhur për herën e parë.