Valenca është duke e konsideruar një mundësi sa I përket një transferimi në formë huazimi gjatë këtij janari. Tashmë klubi ka nisur bisedimet me Real Madrid për të sjellë një huazim të mundshëm të Endrick gjatë merkatos së dimrit. Sulmuesi Brazilian gjatë kësaj vere është shndëruar në një sensacion ku shumë prej ekipeve dëshironin shërbimin e tij.
Edhe pse ka qenë një verë e gjatë për të dhe shumë spekulime të ndryshme në lidhje me të ardhmen e tij ka qenë vetë lojtari që ka bërë zgjedhjen e tij. Ai ka vazhduar qëndrimin e tij në Real Madrid. Mungesa e hapësirës dhe një konkurencë më e madhe në ekip nuk e ka shbërë dëshirën e tij për të qenë në qendër të këtij ekipi.

Pavarësisht se mes emrave të mëdhenj nuk do të jetë hapësira e duhur do të jetë detyrë e vështirë për të që të dëshmojë të gjithë aftësinë e tij në qëndrimin në klub. Tashmë, është Valencia e cila ks hprehur interesin e saj në këtë afrim duke kërkuar që të afrojë lojtarin e rri.
Klubi I La Ligës I cili është duke hasur prej kohësh një ngërc sa I takon shënimit të golave nuk e ka humbur mundësinë për të kërkuar një përforcim të mundshëm. Endrick është në një fazë rikuperimi dhe ai pritet të rikthehet në fushë gjatë javës së ardhshme, duke shfrytëzuar pushimin kombëtar. Që prej këtij muaji deri në janar ai do të vendosë për të ardhmen e tij.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.