Endrick është një emër tjetër nga ekipi madrilen i cili është vendosur në pikëpyetje sa i përket të ardhmes së tij. Tashmë me një tjetër konfirmim të rëndësishëm në mbrojtjen e ekipit të Garcia ai e ka shumë më pak të mundur që të ketë hapësirë në ekip. Konkurenca ka qenë shpesh një ndëshkues i ashpër për yllin e rri të Los Blancos. Mbritja e Alonso në ekip nuk është se ka krijuar pozita më të favorshme për të. Ndaj është vleresuar se një largim i mundshëm i tij do të realizohet në këtë sezon.
Braziliani ka treguar një formë mjaft të mirë dhe pse me pak minuta në dispozicion ai ka mundur të spikasë në fushën e lojës. Kjo e ka shndëruar dhe në të kërkuar nga shumë ekipe. Klube të mëdha europiane janë vendosur në kërkim të tij për të siguruar kështu shërbimin e tij. Një formë e mundur për të marrë shërbimin është dhe përmes një kontrate huazimi që ata supozojnë të realizojnë.

Udhëtimi i tij i fundit në SHBA ka ngjallur dyshime sa i përket vendosjes së tij në skuadër. Ai mund të ketë një të ardhme në këtë kampionat dhe drejtuesit e Real e mendojnë një gjë të tillë të realizohet në formë huazimi.
Por nuk pritet të jetë e vetmja mundësi për ta pasi është e mundur që të sigurojmë shërbimin dhe përmes një qëndrimi të mundshëm të tij në europë. Ka shumë klube të rëndësishme që janë shprehur të gatshëm për të pasur shërbimin e tij në ekip. Ende nuk është e qartë se ku do të jetë pozicionimi i tij.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.