Endrick tashmë pjesë e hisitorisë me Lyon

Endrick tashmë pjesë e hsitorisë me Lyon

Rrugëtimi I Endrick në Lyon duket se ka nisur mjaft mirë dhe me një pozitë mjaft të favorshme për lojtarin. Largimi prej Real Madrid dhe vendosja e tij në Ligën e parë duket se ka shërbyer më së miri. Lojtar së fundmi ka qenë një kontribues mjaft I rëndësishëm në triumfin që ekipi arriti të sigurojë në daljen e tyre përballë Metz. Me një rezultat mjaft bindës 5-2 ata arritën një fitore të rëndësishme në kampionatin vendas.

19 vjecari me golat e shënuar në këtë sfidë, u shndërua në lojtarin më të ri në historinë e Lyon I cili arrin të shënojë hat-trick. Me këtë rekord të ri ai vendosi të thyejë rekordin I cili më herët mbahej nga Bernard Lacombe. Lacombe vetëm tetë ditë më I madh se Endrick në periudhën kur ka shënuar rekordnin, nuk do të ketë mundësi që të jetë më në kreye të këtij rekordi.

Endrick tashmë pjesë e hsitorisë me Lyon
Endrick tashmë pjesë e hsitorisë me Lyon

Endrick me rekordin e vendosur do të bashkohet kështu me sulmuesit elitarë të shekullit të 21 të cilët kanë realizuar tre gola në një moshë mjaft të re. Krah emrave si Jérémy Ménez, Kylian Mbappé dhe Ousmane Dembélé. Ai do të ketë mundësi të identifikohet. Mesa duket një transferim I tij dhe më shumë hapësirë për të zhvilluar lojën ka qenë e nevojshme për të shënjuar kështu një formë të mirë.

Endrick prej kohësh ishte në listën e lojtarëve që mund të transferohej. Por, besimi se mund të siguronte më shumë minuta në ekip e lejoj atë që të qëndrojë më tej.