Real Madrid është në kërkimin e një përforcimi për sezonin e ardhshëm. Ekipi madrilen është duke kërkuar për një zvendësim të duhur të mesfushës së saj. E gjithë lëvizja e tyre vjen pas daljes në pension të Toni Kroos. Legjenda e Real Madrid nuk do të jetë në sezonin e ardhshëm, cka e detyron ekipin që të jetë në kërkim. Objektivi i tyre tashmë është i qartë. Ata janë në kërkim të Enzo Fernandez, i cili shihet si një opsion kryesor për këtë transferim. Mesfushori 24 vjecar argjentinas është shumë pranë një konfrimimi për t’u bashkuar në ekipin e Los Blancos.
Ecuria e tij në Chelsea ka qenë mbreslënëse, një fakt i cili nuk ka ngelur la rënë në sy dhe të ekipit Madrilen. Tashmë ata kërkojë që të sigurojnë afrimin e mesfushorit për një rol mjaft të rëndësishëm në ekipin e tyre. Ata kanë gjetur një mënyrë brilante për të siguruar këtë transferim.

Los Blancos është në gjendje që të paguajë plot 40 milion euro për argjentinasin. Plus ata ofrojnë gjithashtu dhe shërbimet e Arda Guler. Një prej lojtarëve i cili vlerësohet më së shumti në të gjitha klubet europiane.
Kërkesa e tyre është mjaft e qartë, ata kërkojnë që të afrojnë argjentinasin në një mënyrë shumë më të sigurt. Konkurenca për të do të jetë e ashpër po ata synojnë që ta bëjnë shumë më të mundur këtë transferim. Për argjentinasin janë padyshim dhe disa ekipe të interesuara, ku Atlëtico Madrid ka shprehur interes.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.