Dorival Júnior, Fernando Diniz dhe Ramon Menezes nuk arriten të sillnin një formë të duhur për Brazilin. Tashmë, në një tjetër drejtim është konsideruar si hapi i duhur një drejtues italian. Carlo Ancelotti i vendosur atje është shndëruar dhe në trajnerin e parë të huaj që drejton brazilianët.
Mesa duket rekordi i regjistruar prej tij është mjaft pozitiv, duke hequr mallikimin e mëhershëm. Skuadra ka mundur të qëndrojë e bindur pa asnjë gol të pësuar në tre ndeshje. Në përballjen e tij të parë ata u ndanë në paqe me Ekuadorin. Më pas arritën të siguronin një fitore ndaj Paraguajit 1-0. Në vazhdim ata arritën të merrnin një triumf bindës ndaj Kilit 3-0.

Ancelotti është i njohur për disiplinën taktike të treguar në fushën e lojës. Këtë e ka vënë në dukje dhe gjatë drejtimit të tij. Cilësimi i tij ka theksuar se ka mundur të sjellë një ekip i cili është kompakt dhe që ka minimizuar krijimin e hapësirave në vazhdim. Sulmi sipas tij janë në gjendje të ofrojnë një lojë tepër aktive dhe të fortë. Kjo ka sjellë rjedhimisht një pozicionim mjaft të mirë në ekip.
I komentuar dhe në tërësi nga shumë njohës dhe mbështetës, e kanë konsideruar si trajnerin e duhur i cili ka mundur të rikthejë atmosferën pozitive në ekip. Skuadra duket se ka mundur të fitojë një energji të re dhe të jetë e gatshme për sfidat që e presin atë. Ancelloti shihet si një prej atyre drejtuesëve i cili premton siguri dhe një të ardhme më të mirë për ekipin kombëtar.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.