Tirana e cila në këtë sezon kalimesh ka bërë të mundur disa përforcime, ka njoftuar një tjetër mbritje. Erando Karabeci është pikërisht prurja e re në ekip. Ish kapiteni I më hershëm I bardhe bluve është rikthyer në skuadër. Ajo që pritet nga ky rikthim është eksperienca e tij e cila do të jetë ndikuese në këtë sezon. Kujtojmë, që Tirana arriti të mbijetojë pas një periudhe shumë të vështirë në sezonin e shkuar.
Karabeci është një lojtar I cili e njeh më së miri kampionatin shqiptar. Karrierën e tij ai e nisi në Partizani ku është bërë pjesë e skuadrës dhe më vonë është bashkuar me Tiranën. Ka qenë pikërisht ekipi bardheblu ku ai kaloi një pjesë të madhe të karrierës së tij. Tashmë, bashkimi I tij është bërë si lojtar I lirë.

Tre sezonet e fundit të Karabecit kanë qenë në durrës, pjesë e Teutës ai ka dhënë shërbimin e tij në ekipin bregdetar. Ndërsa tashmë do të bashkohet me kryeqytetasit për të vendosur në zbatim objektivat e reja që ka skuadra në këtë sezon. 36 vjecari, është cilësuar si një përforcim që do të ketë njohjen e duhur dhe do të ndajë me ekipin përvojën në këtë kampionat.
Tirana është duke zhvilluar fazën e saj përgatitore, skuadra tashmë është duke zhvilluar senacat stërvitore. Një kampionat që pritet të nisë shumë shpejt e ka gjetur ekipin kështu në përbërje me disa emëra mjaft të rëndësishëm që do të sjellin përforcimin në ekip. Qëllimet e këtij sezoni janë për të pasur triumf në kampionat.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.