Ermal Krasniqi në këtë javë ka mundur të sjellë një formë mjaft të mirë me fanellën e Legia Varshavës. Lojtari ka mundur të shënojë dhe golin e tij të parë në Superligën e Polonisë. Sulmuesi duket se ka pasur një rol mjaft të rëndësishëm në këtë ndeshje duke e shpëtuar ekipin e tij prej humbjes në udhëtimin e tyre drejt Widsew Lodz.
Krasniqi dhe pse nuk e nisi këtë ndeshje si titullar, ka mundur të fitojë besimin e teknikut për t’u angazhuar më vonë. I angazhuar prej bankinave ai mundi të shënojë një gol mjaft të bukur dhe të rëndësishëm për skuadrën e tij. Ishte pikërisht goli I tij I cili solli kështu dhe barazimin e shifrave.

Ishte pikërisht një paraqitje mjaft e mirë e cila I solli atij dhe vendosjen në formacionin e javës. Një paraqitje e mirë e tij përpara grumbullimit është padyshim një sinjal pozitiv dhe për Fodën. Ai është duke përgatitur kështu listat e kombëtares për ndeshjet që pritet të zhvillohen në vazhdim.
Sulmi mund të ketë si një pikë mjaft të rëndësishme, shërbimin e Krasniqit më tej. Lojtar I cili ka treguar mjaft qëndrueshmëri dhe një përgatitje të denjë fizike. Dardanët pritet të zhvillojnë ndeshjet e tyre të cilat do të jenë të vlefshme për kualifikimet në Kupa Botës. Përballja e tyre do të jetë me Slloveninë dhe Zvicrën. Ekipe që kanë mundur të sigurojnë formë të mirë, cka do e vështirësojnë këtë hap të dardanëve.




Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.