Ernest Muci ende I pasigurt për të ardhmen

Ernest Muci ende I pasigurt për të ardhmen

Lojtari I kombëtares Shqiptare, edne është në ajër sa I përket të ardhmes së tij në sezonin që po vjen. Sulmuesi I cili e ka mbyllur këtë sezon në elitën e futbollit turk, duke luajtur për Beskitas. Ende nuk ka bërë të ditur se si do të jetë e ardhmja e tij. Kjo është lidhur padyshim me një seri lajmesh që qakullojnë për angazhimin e tij në këtë sezon.

Fillimisht është bërë e ditur një rikthim I tij në Legia e Varshavës, ekip që ai është aktivizuar përpara. Mbritja e tij në turqi nuk është se ka qenë aq e frytshme për sulmuesin. Muci në  fund të sezonit është ndeshur me shumë pak minuta në fushën e lojës. Kjo e ka vendosur në pozitën që e ardhmja e tij ende të mos ketë sigurinë e duhur.

Ernest Muci ende I pasigurt për të ardhmen
Ernest Muci ende I pasigurt për të ardhmen

Së fundmi klubi ka bërë me dije se ai është nënshtruar ndaj testeve mjekësore. Kjo mund të sjellë një indicia se qëndrimi I tij mund të jetë përsëri në Besiktas. Këtë sezon ekipi do të nisë rrugëtimin nga turi I dytë kualifikues. Është pikërisht një renditje e cila nuk ka përmbushur pritshmëritë e drejtuesve të klubit.

Ndryshimet në ekip deri më tani nuk është se e kanë prekur Mucin, I cili mendohet se e ka pozitën e tij në ekip. Për më tepër sezoni I kalimeve ende nuk ka nisur zyrtarisht dhe mund ta shohim në një ekip tjetër këtë sezon. Lojtari ka treguar dhe në ndeshjet e Kombëtares së nuk ka qenë në formën e tij më të mirë në këto dalje.