Ishin pikërisht dy ekipet angleze që arritën të fitonin në gjysmëfinalet e zhvilluara në UEFA Europa League. Manchester United dhe Tottenham do të jenë në një përballje me njëra tjetërën për të arritur të vendosin për triumfuesin e këtij kompeticioni. United në sfidën e saj gjysmëfinale arriti më së miri që të prezantohej përballë Athletico Bilbao. Ndeshja e parë shkoi me një rezultat të favorshëm për djajtë e kuq ku e mposhtën me një rezultat 3-0. Ndërsa, përballja e dytë rezultoi po aq e sukseshme për ta ku mundën që të fitonin me një rezultat 4-1.
Një sfidë e cila në fillim u duk si një mundësi kthimi për baskët duke qenë se ishin ata që shënuan të parët. Një gol I cili erdhi në pjesën e parë nga Bilbao ku arritën që të mbanin epërsinë për 45 minuta. Por, rikthimi në pjesën e dytë rezultoi jo shumë I pritshëm për ta. United rikthehet në fushën e lojës për të shënuar kështu katër gola. Ndoshta, një rikthim I cili sjell shpresë dhe për sfidën e tyre të ardhshme.

Tottenham arriti që t’ia dilte përballë Bodo/Glimtin duke fituar me rezultat 2-0. Në një udhëtim ata arritën që të përcaktonin fitoren e tyre duke u kualifikuar me një rezultat të përgjithshëm prej 5-1. Ekipet angleze do të kenë mundësi që të përcaktojnë fituesin e Europa League, një sfidë e cila pritet të zhvillohet në datën 21. Të dy ekipet do të udhëtojnë drejt Bilbao për finalen e këtij kompeticioni. Favori I vetëm është se Anglia do të presë një kupë të rëndësishme nga fitorja.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.