Europa Ligë, si përfudnuan përballjet e djeshme

Europa Ligë, si përfudnuan përballjet e djeshme

Dje janë mbajtur ndeshjet e para të fazës së play offeve për kualifikimet në cerek finale, përballje interesante që sollën dhe supriza në ndeshjet e tyre të para. Angelzët e Tottenham duke udhëtuar drejt Holandës ku u përballën me AZ Alkmarr nuk munën dot të triumfonin në këtë përballje, duke e cuar ndeshjen në një humbje. Një gabim I mbrojtjes e cila shkkatoi një autogol në favorin e vendasve e coi ndeshjen në avantazh për Alkmaar, duke ju dhurar atyre një fitore 1-0 dhe të kenë më të thjeshtë në udhëtimin që do të kenë drejt Anglisë.

Rumunët me përfaqsuesen e tyre FCSB, nuk mundën që të rruanin një ndeshje në shtëpi por morrën një humbje 3-1 përballë Lyon. Lyon, tashmë është shumë më pranë kualifikimit për në fazën cerek finale duke qenë se një ndeshje në shtëpi do e favorizojë atë. Rangers në udhëtimin e tyre drejt Fenerbahce mundën që të regjistronin tre pikë, kjo falë një fitoreje tre me një cka e con ekipin dy gola në avantazh në përballjen e radhës që do të kenë në shtëpi.

Një ndër përballjet më interesante që pritej ajo mes Real Sociedad dhe Manchester United përfundoi me një barazim 1-1, cka e le ende të hapur sfidën për anglezët që do të presin në shtëpi Soceidad. Ekipi Spanjoll mundi të shënonte ndaj një ekipi të madh duke dështuar në një kthim rezultati. Roma mundi të kthejë rezultatin për ekipin spanjoll, Atletiko Bilbao shkoi në një avantazh në pjesën e dytë dhe ishte Roma që më pas morri në dorë fatin e lojës duke e kthyer rezultatin në një fitore për ekipin e Serisë A I cili shpreson të ngjitet më lart në këtë kompeticon të rëndësishëm europian. Me një gol në avatazh tashmë ata do të duhet të udhëtojnë drejt anlisë për ndeshjen e radhës. Lazio, pavarësisht se me dy kartona të kuq mundi që të kthejë lojën në avantazhin e saj duke e marë një fitore kundrejt Plzen jashtë me shpresën e një rrugëtimi më të favorshëm në vazhdim.