Everton kërkon një lojtar të Liverpool, për herën e parë

Everton kërkon një lojtar të Liverpool, për herën e parë

Everton me Liverpool kanë një rivalitet të madh mes tyre. Një rivalitet i cili i ka kufizuar ekipet që për më shumë se 23 vite ta kenë të vështirë transferimin. Ekipet janë shpesh në luftë të vazhdueshme dhe një kalim nga një ekip në tjetërin është parë si një mision i pamundur.

Por, mesa shihet kjo është duke ardhur drejt fundit. David Moyes është në kërkim të një prej yjeve të Liverpool. Interesi i Everton është anësori i ekipit Ben Doak. Cilësohet si një ndër talentet e reja i cili ka spikatur më tej dhe madje mund te thyejë këtë “rregull”.

Ka qenë Moyes i cili shpreh interesin për lojtarin e rri. Ai është duke debutuar në Everton si një huazim nga ekipi i Middlesbrough në Championship. Nga kategoria e parë në këtë kapercim ai është parë në një formë tepër të mirë. Por, në këtë transfertë duket se nuk është i vetëm Moyes i cili kërkon. Janë dhe ekipe të tjera të Premier Ligës që e shohin si një mundësi angazhimin e tij. 19 vjecari ka treguar një fuqi në fushën e lojës dhe potencial.

Everton kërkon një lojtar të Liverpool, për herën e parë
Everton kërkon një lojtar të Liverpool, për herën e parë

Transferta e fundit mes dy ekipeve ka qenë ajo e Abel Xavier në vitin 2002. Ai u largua nga Everton për t’u bashkuar me Liverpool. Ndërkohë lëvizja e fundit e një lojtari nga Liverpool drejt Everton daton në 1992. Ishte Gary Ablett ai që u transferua i fundit nga tulipanët.

Në qoftë se kjo marveshje do të arrihet atëherë do të kemi një zhvillim të rri sa I përket transfertave mes këtyre dy ekipeve. Një histori e re mund të jetë në vazhdim.