Fabregas, një emër tjetër I cili mund të jetë në krye

Fabregas, një emër tjetër I cili mund të jetë në krye

Cesc Fabregas I cili drejtoj Como 1907 këtë sezon, nuk kishte si të mos ishte në qendër të vëmëndjes. Spanjollo I cili u prit me një dëshirë të madhe në ekip dhe mbështetës e tregoi rezultatin në fushën e lojës. një lojë e qëndrueshme dhe e fortë shpesh, bëri që ai të bjerë në sy ndaj ekipeve të mëdha duke ja dalë më së miri.

Tashmë, largimi I tij është konfirmuar dhe ai mendohet se do të marrë drejtimin e Bayer Leverkusen. Xabi Alonso, spanjolli I cili ishte duke drejtuar këtë ekip ka hequr dorë nga kjo detyre. Mendohet se e ardhmja e tij do të jetë Real Madrid, duke u konsideruar si zvendësimi më I denjë I Carlo Ancelottit.

Ancelotti I cili do të drejtojë ekipin kombëtar të Brazilit pas largimit të tij të bujshëm nga La Liga. Në mediat e ndryshme italiane qarkullon si një mundësi për zvendësim në këtë lëvizje te Como, emëri I Davide Ancelotti. Djali I italianit mendohet se tashmë është një zvendës I duhur I Fabregas. Ai krahas se ka marrë të gjithë përvojën e babait të tij ka pasur mundësi që të studiojë në lidhje me këtë pozitë.

Fabregas, një emër tjetër I cili mund të jetë në krye
Fabregas, një emër tjetër I cili mund të jetë në krye

Kjo e shndëron si një zvendës të denjë për të vazhduar më tej projektin që ka ndërmarë ekipi për përmirësim. Nuk pritet të luftojë I vetëm për këtë titull duke qenë se në listë është dhe Alvaro Arbeloa. Ish lojtar I real I cili tashmë mund të marrë drejtimin e klubit italian.