Prishtina e cila u rikthye në shtëpi në ndeshjen e radhës në Kampionat nuk ka mundur më shumë se një pikë. Rikthimi I saj në “ Fadil Vokrri” përballë Dritës ka mundur të sigurojë për ekipin kryeqytetas vetëm barazim. Lojë e cila u zhvillua mes emocioneve dhe një kthimi të papritur nga Prishtina. Si përfundim arriti të ishte vetëm I tillë duke sjellë kështu në vazhdim një pikë për ekipin në këtë nisje sezoni.
Kryeqytetasit arritën të nisin këtë sfidë mjaft të vendosur dhe loja duket sikur ishte në favorin e tyre. Dy gola të shënuar krijuan përshtypje se do të ishte një tre pikësh në shtëpi për ta. Por, Prishtina arriti që dhe pas një disfate të tillë të mund të sigurojë më tej dy shënime mjaft të rëndësishme. Në këtë mënyrë ata bënë të mundur që të mos largohen me duart bosh nga kryeqyteti.

Egzon Bejtulai ishte ai I cili e theu akullin e kësaj sfide duke mundur të shënojë I pari. Në minutën e 28 përmes një harkimi me kokë ka mundur të zhbllokojë shifrat. Aksion I cili u ndoq me përpikmëri nga shoku I tij I skuadrës në minutën e 31, Limaj ishte ai I cili me një goditje tepër të fortë, gjeti portierin kundërshtar të papërgatitur duke mundur shënimin e golit të dytë.
Prishtina, duke mos e humbur aspak besimin në këtë sfidë arritën që përmes një loje e cila ishte e ekuilibruar të mund të shënonte dy gola. Muja I cili arriti të ngushtëojë rezultatin në minutën e 76, ndjekur më pas në minutat e fundit të ndeshjes nha Alban Shillova.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.