Manchester United u eleminua nga kupa e Anglisë që në raundin e dytë të saj. Grimsby një skuadër e kategorisë së katërt angleze arriti të shënojë nga pika e 11 metërisht për të ndryshuar fatin e United. Ishte pikërisht një prej atyre momenteve më të pafata dhe turpërues për Manchester United. Por, tashmë duket se mund të ketë një fije dritë për ekipin e United me një rikthim të mundshëm në Kupë.
Mediat angleze kanë konfirmuar se Grimsby do të gjobitet me një shumë prej 20 mijë stërlina për shkak se ka thyer një ndër rregullat e vendosura. Ata kanë aktivizuar në mënyrë të paligjshme një prej lojtarëve Clarke Oduor. Oduor mbriti në formë huazimi nga Bradford City vetëm një ditë më parë. Ekipi kishte humbur me vetëm një minutë mundësinë për të regjistruar lojtarin.

Oduor I cili hyri në lojë në minutën e 73 dhe arriti të gjuajë nga pika e 11 metërisht por pa rezultat. Tashmë është Federata Angleze e cila I ka dhënë mundësinë e apleimit Manchester United. Të kuqtë mendohet se do të kërkojnë të kenë rezultatin në tavolinë duke kërkuar kështu që të vazhdojnë më tej rrugëtimin e tyre në Kupën e Anglisë.
Vec se një masë është ndërmarë nga Federata mund të vihet në zbatim dhe kërkesa që mund të ketë klubi I United sa I përket mundësisë për një apelim më të gjerë të këtij gabimi. Nëse do të aprovohet një kërkesë e tillë do të mund të kemi përsëri United pjesë të Kupës së Anglisë.