Fatjon Bunjaku I cili ka shërbyer në Malisheva në këtë sezon me shumë gjasa ka mundur të nënshkrujë kalimin e tij në Superiore. Klubi pritës për sulmuesin e Malishevës mendohet të jetë Elbasani. Dhe pse ende nuk është zyrtarizuar asgjë duket se një marveshje mes palëve është kryer. Do të jetë thjeshtë cështje kohe që të kemi një zyrtarizim.
Bunjaku, I cili në këtë sezon më Malisheva nuk është se ka pasur shumë të thjeshtë angazhimin e tij. Ka ndërmarë një zgjedhje sa I përket largimit të tij nga skuadra blu. Kjo duket se është një lëvizje dhe pas humbjes së thellë që pësoi skuadra në Konferencë Ligë. Por, në tërësi ai ka zgjedhur një tjetër kampionat për të testuar dhe provuar rëndësinë e tij në skuadër.
Me një sezon dhe pse mes vështirësive ai ka qenë kontribues për ekipin e tij. Ku ka mundur të shënojë pesë gola dhe të jetë asistues I tre të tillave. Kjo e bën sulmuesin që të ketë pasur një vend mjaft të rëndësishëm në skuadrën e kosovës.

Por, Elbasani është treguar I gatshëm dhe ka paguar 50 mijë euro për kartonin e tij duke afruar kështu lojtarin. Malisheva në marveshjen e arritur ka mundur të ketë ende 30% të kartonit të lojtarit. Sulmuesi është duke u bashkuar me ekipin e Superiores I cili në këtë sezon pati një formë mjaft të mirë. Ka qenë pikërisht një suprizë se si një ekip I cili sapo është promovuar ka mundur të ketë një performancë mjaft të lartë.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.