Kupa e Botës për Klube ka hyrë në një tjetër fazë të zhvillimit të saj. Tashmë, në cerekfinale janë vetëm tetë klube të cilat janë duke garuar për të fituar këtë trofe. Me këtë fazë zhvillimi është shtuar njëherësh dhe interesi i shumë mbështetësve sa i përket se si do të zhvillohet kjo. Kurioziteti tashmë shuhet përmes parashikimeve që vijnë nga të dhënat që përpilon inteligjenca artificiale.
Një mundësi kjo që shumë mbështetës e përdorin për të qenë më të favorizuar në parashikiminne tyre. Të dhënat e përpiluara nga inteligjenca e vendosin kështu Chelsea shumë më të favorizuar në këtë renditje. Klubi blu i londrës është më i favorizuar për të fituar Kupën e Botës për Klube.

Edhe pse me një situatë në këtë sezon që nuk ishte aspak e favorshme për ta. Blutë janë duke u renditur si më të favorizuar për të ngritur kupën në këtë kompeticion. Me sistem pikëzimi ata vendosen me 26.79 pikë. Pas tyre në këtë renditje që vjen është Paris Sqint Germain. Klubi francez kuotohet me një pikëzim prej 24.9%, shanse për të fituar këtë kompericion.
Më pas në renditje janë të vendosura Real Madrid dhe Bayern që kanë më pak shanse për të qëndruar në krye të këtij kampionati. Fluminese ekipi i cili arriti të skualifikonte Inter nga ky kompeticion, vendoset në vendin e fundit të kësaj renditje. Kjo është një mënyrë që përllogaritet shanset përmes një sistemi kompjuterik. Sjell një pamje në lidhje me fituesin e kampionatit.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.