Një situatë e ngjashme dhe e njohur tashmë për Federatat e Futbollit si të Shqipërisë dhe të Kosovës ka ndodhur me dyshen e vllezërve Arbër Zeneli dhe Besfort Zeneli. Më herët jemi njohur dhe me raste të ngjashme që dy vllezër futbollistë zgjedhin të përfaqësojnë kombëtare të ndryshme, ky është një fenomen I cili ndodh për shkak të emigrimit. Një ndër plagët e shoqërive në të dy anët e kufirit të cilët kanë zgjedhur të zhvillojnë jetën jo në atdhe por diku jashtë dhe një brez I rri që rritet dhe edukohet në vendet ku prindërit e tyre kanë emigruar.
Besfort Zeneli ka pasur një ftesë nga Kombëtarja e Kosovës që të bashkohet me ata dhe në ndeshjet e vlefshme gjatë muajt mars, por ka ardhur një lajm negativ prej të rriut I cili ka zgjedhur si përfaqësuese të tij Suedinë. Besfori është vllai I Arbërit I cili luan për kombëtaren e Kosovës, Besfori vetëm 22 vjec angazhuar në rolin e mesfushorit është duke debutuar në ekipin e Elfsburg, nga ku nga drejtuesit teknik ishte vlerësuar si një hyrje e duhur në kombëtare.
Zgjedhja e ekipit nga dy vllezër është bërë e njohur dhe më parë në rastin e Granit Xhakës dhe Taulant Xhakës ku dyshja e vllezërve pas shkëlqimit në klubet përkatëse bënë një zgjedhje sa I përket ekipit kombëtar. Në atë kohë është shoqëruar me shumë dyshime dhe polemika të ndryshme zgjedhja e Granit Xhakës në kombëtaren zviceriane, shoqëruar me akuza të ndryshme ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit ndërsa Taulant Xhaka u angazhua me kombëtaren Shqiptare.