Një shkrim nisur nga një raport në Mbretërinë e Bashkuar që tregonte se fëmijët janë pjesë e lojërave të fatit dhe pa kuptuar rëndësinë e secilës prej tyre. Një zgjedhje fëmijënore e lojës mund të jetë vendimtare për të ardhmen e tij kur ky vendim vjen si I papjekur dhe ku kërkohet që të ketë një angazhim dhe një mbrojtje të gjerë në rafshin e mbrojtjes së tyre.
Komisioni I Lojërave të Fatit, përcaktonte atje një kategori të vecantë që bën pjesë në atë gamë ku nuk është vetëm seria e basteve apo kazino që ne njohim por dhe makinetat elektrike të kapjes së dhuratave që rëndom I shohim në mjedise ku fëmijët janë përdorues të tyre. Njëherësh dhe një bast që mund të vendoset në mënyrë shoqërore mes familjarëve apo rrethit shoqëror mund të konsiderohet I tillë. Një shenjë alerti është dhënë nga ky komision duke qenë se numëri I fëmijëve është duke u rritur ndjeshëm nga viti në vit.
Sot, shoqëria shqiptare dhe kosova është dukshëm e prekur nga kjo pjesë e lojërave të fatit dhe fëmijët janë krejtësisht të pambrojtur përballë tyre. Një gamë lojërash që ndoshta prindërti me të drejtë I quajnë si argëtim për fëmijët e tyre mund të ndikojnë drejtpërdrejt në konceptet e bastit të ardhëm apo të lojës së fatit. Shumë prej lojërave janë ato që I ndeshin më shpesh, dhe në justifikimin e tyre është ndjesia e argëtimit apo dhe e kalimit të kohës në një mënyrë shumë më interesante për ta.
Por në rjedhën e veprimeve abusive që ata bëjnë si psh, konsumi I drograve, pijeve alkoolike apo dhe I cigars shkojnë me një sjellje abusive dhe në konceptin e lojës së fatit. Një lojë që ndikon drejtpërdrejt në psikikën e tyre ku humbja dhe fitimi të lidhura mes tyre e bëjnë që të krijojnë një varësi ndoshta të fshehur që ka pasojat e saj në ndërtimin e tyre në shoqëri. Roli kryesor në këtë edukim është prindi, është ai që bën një ndarje të asja cka duhet të jetë e lejuar dhe se si do të duhet të shpjegojë rrezikun që kanoset apo dhe varësinë që mund të krijojë. Një paralajmërin, në secilën prej lojërave të sipërpërmendura as nuk ekziston në shoqëri si shqipëria apo kosova, dhe janë prindërit vetë që sigurojnë shumat që fëmijët e tyre të marrin pjesë në këto lojëra.
Autoritetet gjithashtu do të duhet të kenë një ndërgjegjësim të plotë në lidhje me atë që ofrojnë dhe si të mbrojnë konsumatrin më vunerabël të tyre që janë fëmijët duke qenë se dhe pamundësia e tyre për të kuptuar krijon një lloj paqartësie me të gjithë situatën që krijohet. Një sjellje e mësuar ndaj fëmijëve është një hap ndalues për të ardhmen, është tepër e rëndësishme që secili prej tyre të dijë rëndësinë e veprimit, kjo me katekorizim grupmoshe ku drejt adoleshencës ata do të duhet të jenë tepër të ndërgjegjshëm për veprimet që ndërmarin.