Fenerbahce duket se ka shfaqur interes mjaft serioz sa I përket afrimit në ekip të yllit Madrilen. Antonio Rudiger I cili është mbrojtës I ekipit mbretëror me situatën e krijuar në klub ka ngjallur kështu interesimin e klubeve të ndryshme për shërbimin e tij. mbrojtësi gjerman I cili ka qenë jashtë fushe për një periudhë kohë, pas dëmtimit tashmë është I gatshëm për rikthim.
Rikuperimi I tij dhe më tej aktivizimi në fushën e lojës ka ngjallur dhe një herë interesin e klubeve të ndryshme. Pjesë e skuadrës madrilene prej 2022 ai është vendosur si një opsion mjaft kyc në skuadër. Përforcimi I linjës së prapavijës është bërë mjaft mirë prej tij cka ka ngjallur dhe interesimin e skuadrës turke.

Rudiger I cili është duke fituar nga kontrata e tij me Real Madrid 15 milion euro, nga transferimi në ekipin turk mund të sigurojë një kontratë 2 vjecare me të drejt një vjecare rinovimi. Duket se me këtë do të jetë një hap mjaft bindës nga drejtuesit për të siguruar shërbimin e tij. Mesa duket është një hap mjaft domethënës për karrierën e lojtarit një vendosje e tillë në skuadër.
Klubi turk është duke shpresuar se me aktivizimin e tij do të kenë më tej mundësi që të sigurojnë kështu një lojtar të qëndrueshëm. Rudiger në krahun tjetër do të haset me një zgjedhje që e vendos në rol kyc cka do të ketë dhe një herë mundësi për të ‘’peshuar’’ forcën e tij në ekip.



