Ferizaj siguron fitoren me një rezultat minimal ndaj Feronnikeli. Sfida e tyre e vlefshme për javën e 28 është mbyllur 1-0. Një sfidë e cila ishte e vakët në pjesën e parë nuk prodhoi asgjë interesante. Me dy ekipe që nuk treguan aspak fantazi në fushën e lojës dhe të cilat ishin tepër të tërhequra. Të dy ekipet kishin kujdes minimal në këtë sfidë duke qëndruar të tërhequra për t’u gjendur në mbrojtje.
Me të njëtin rritëm ata tentuan të shkonin dhe në pjesën e dytë, të dy ekipet rruajtën pozitën dhe pse barazimi nuk ishte I pranueshëm për asnjërin prej tyre. Pavarësisht kësaj Ferizaj arrin të gjejë rjetën në rastin që ata patën. Abdeen Abdul arriti që në hapjen e pjesës së dytë të shënojë golin e epërsisë për ekipin e tij. Rezultati 1-0 nuk siguroi asgjë për ekipin por e vendosi më tej në lëvizje.

Pavarësisht, se më tej ky gol nuk prodhoi asgjë në vazhim duke e vendosur ekipin në probleme të vazhdueshme në sulm. Në përfudnim të ndeshjes ky gol rezultoi që të ishte goli I fitores për Ferizaj. Me këtë fitore të calë ata vendosen në kuotën e 38 pikë në mesin e tabelës. Me një hendek prej vetëm gjashtë pikë nga rrënia. Ata nuk kanë mundur të bëjnë më shumë në vazhdimin e këtij rrugëtimi.
Feronikeli duket se ka gjetur qetësinë me faktin e rrënies në këtë sezon. Kjo humbje shkon e treta në seri për ta cka e bën ekipin shumë më të thyeshëm dhe të pashpresë.