Zhgënjimi i Manchester United u rikthye në humbjen e tyre në Europa League. Ekipi nuk mund t’ia dilte në një sfidë tepër të rëndëaishmë dhe tashmë ata e humbën sezonin e tyre. Shpresa për rikthimin e tyre në këtë sezon nuk shkoi si duhet. Fatkeqësia e tyre ishte se humbja e vetme në jëtë sezon shkoi në ndeshjen e tyre finale përballë Tottenham.
Në lidhje me këtë humbje mesfushori portugez ka reaguar duke kërkuar të marrë përgjegjësinë e tij. Bruno Fernandes është shprehur se ai do të jetë i gatshëm që të tërhiqet nga klubi nëse arrin që ata të ndërmarrin këtë vendim.

Humbja e tyre në finale përballë Tottenham padyshim që do të ketë dhe masa drastike në ekipm të cilat mund të pasojnë dhe largime të ndryshme atje. Fernandes nuk e ka mohuar pjesën e përgjegjësisë së tij në këtë rezultat. Ai ka kërkuar që nëse është e mundur është i gatshëm që të largohet nga ekipi. Kjo vjen si një masë e cila nuk ka të bëjë për shkak të një oferte tjetër por për të sjellë një frymë përgjegjësie në ekip.
Rindërtimi i skuadrës sipas tij është një hap i rëndësishëm dhe do të duhet të ndodhë. Për këtë arsye Fernandes ka kërkuar që ai është i gatshëm në të dy planet. Gjithashtu dhe sa i përket një qëndrimi të mundshëm në ekip. Gjendja e tij i lejon që të ketë mundësi angazhimi në vazhdim. Etja e tij për të sjellë tituj në ekip është e madhe pavarësisht dështimit në këtë sezon.