Fernandes, në kërkim dhe prej ish shokut të tij të ekipit

Fernandes, në kërkim dhe prej ish shokut të tij të ekipit

Ruben Neves është shprehur gjithashtu I interesuar që Bruno Fernandes të bashkohet me të në Al Hilali. Bashkëlojtari I tij në ekipin kombëtar të Portugalisë e sheh si një mundësi që ai të bashkohet me ekipin e tij në Arabinë Saudite. Fernandes është duke u cilësuar si lëvizja më e madhe e sezonit në arabinë saudite.

Ekipi saudit është I gatshëm që të ofrojë për të 200 milion euro. Duke u cilësuar kështu si një ndër transferimet më të shtrenjta që pritet të zhvillohen këtë sezon. Mesfushori I United pritet të ketë një ofertë e cila është rreth 700 mijë euro në javë. Kjo shihet si një mundësi që ai të ketë një hap të rëndësishëm në karrierën e tij.

Fernandes, në kërkim dhe prej ish shokut të tij të ekipit
Fernandes, në kërkim dhe prej ish shokut të tij të ekipit

Neves është shprehur se ai do e vlerësonte shumë një afrim të tij në këtë ekip. Gjithashtu, qëndrimi I tij ishte sa I përket dhe lojtarëve të tjerë portugezë. Ndër të tjera ai cilësoi se Portugalia ka prodhuar një seri talentesh, që tashmë është koha për një vlerësim të tyre.

Fernandes është raportuar se ka pasur një seri bisedimesh me ekipin e Al Hilal. Një lajm që më herët është hedhur poshtë nga drejtuesi teknik I United I cili e cilësoi qëndrimin e tij të sigurt në ekip. Nuk është ende një lajm zyrtar në lidhje me këtë lëvizje. Por, një qëndrim I Fernandes nuk është bërë I ditur duke e bërë të gjithë këtë mjegullnajë të paqartë. Lëvizja e sauditëve është pikërisht si përgatitje për Kupën e Botës për Klube.