Festimet e Liverpool shkaktojnë tërmet ne Anfield

Festimet e Liverpool shkaktojnë tërmet ne Anfield

Liverpool ka mundur të shpallet kampione e Premier Ligës dhe pse ende me katër ndeshje në lojë. Formë e mirë e tyre e cila I vendos në një hendek pikësh duke festuar kështu më herët. Ka qenë pikërisht ndeshja e tyre e fundit me Tottenham Hotspur ku fituan me një rezultat 5-1. Fitore e cila I vendos gjithashtu në pozitën e tyre për të shkëlqyer në këtë sezon.

Gëzimi dhe euforia e tyre ishte e madhe duke qenë se vinin pas një sezoni ku kanë udhëhequr për javë të tëra kampionatin. Festimi pas ndeshjes u pasua gjithashtu me një lëvizje të të gjithë ekipit dhe të tifozërisë. Tronditja e festimeve ishte e tillë sa në një grup studiuesish është cilësuar dhe si një tërmet.

Tifozët e Anfield shkaktuan një tërmet me magnitudë prej 1.74 ballësh, teksa ata festonin për fitoren e tyre ndaj Tottenham dhe njëhersh titullit të merrituar. Kanë qenë pikërisht shkencëtarët në bazë të tronditjeve të cilat kanë krijuar tifozët të dalin në këtë përfundim.

Festimet e Liverpool shkaktojnë tërmet ne Anfield
Festimet e Liverpool shkaktojnë tërmet ne Anfield

Ishin pikërisht 60,145 tifozë në stadium të cilët shkaktuan të gjithë këtë aktivitet sizmik. Këto janë disa lëkundje të vogla që mund të shkaktohen por që arritën të lenë gjurmë në festimet që kryhen të kuqtë në Anfield. Festimet atje zgjatën me ditë të tëra duke shënuar kështu për fitoren e tyre të rëndësishme në kampionatin anglez.

Franz Kamranzad, Antoine Septier dhe Ben Edëards ishin pikërisht profesorët të cilët u morrën me këto matje të rëndësishme. Ishin pikërisht momentet pas shënimit të golave që krijonin këtë aktivitet sizmik të ngjashëm me tërmetet.