Liverpool arriti që të fitojë titullin në Premier Ligë, një fitore e hershme e tyre duke qenë se janë dhe katër ndeshje në lojë. Ekipi anglez arriti të fitojë ndaj Tottenham në ndeshjen e tyre të fundit. Një fitore e thellë e cila e vulosi qëndrimin e tyre, 5-1 ishte rezultati I sfidës. Pas fitores së kësaj sfide ata matematikisht shpallen fitues të Premier Ligës në këtë sezon. Titull mjaft I rëndësishëm pa luftës së tyre në këtë sezon. Një shkëputje e cila dëshmon e forma e tyre ka qenë mjaftueshëm e mirë për të gëzuar këtë sukses.
Një fetsë e zjartë përfshiu të gjithë ekipin pas kësaj fitoreje, një gazim I cili përfshiu të gjithë tifozët që ishin në stadium. Festime të cilat u shtrinë dhe në fushën e lojës me entuziazimin e lojtarëve të cilët prekën suksesin pas një lodhje në këtë sezon. Por, gjatë festimeve u vu re një prej lojtarëve të cilat u bë pjesë e tyre.

Cody Gakpo, gjatë festimeve u pa I veshur me një bluzë në të cilën kishte një mesazh fetar. ‘’Unë I përkas krishtit’’ ishte mesazhi që ai përcolli në veshjen e tij. Kjo u vlerësua si një shkelje e një prej kushteve kryesore të përcaktuar nga Shoqata e Futbollit. Ata e konsiderojnë cdo lloj shfaqje në publik të futbollistëve me mesazhe të ndryshme si aspak të lejuar. Ata synojnë që të krijojnë një lojë si futbolli e cila është bashkuese dhe nuk synon ndarje. Përkatësia fetare, gjinore apo raciale nuk do të duhet të jenë ndikime në fushën e lojës dhe në mbështetësit e tyre. Ndaj dhe për futbollistin e Liverpool dhe vetë ekipin mund të jetë një masë ndëshkimore në plan.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.