Feyenoord në ekipin e tij ka afruar një ndër legjendat e klubit Robin van Persie, karriera e tij në këtë klub ka nisur më herët ku ai u angazhua në akademinë e holandezëve në verën e vitit që lamë pas. Nën drejtimin e tij ekipi I mëhershëm ka pasur disa suksese por që janë ndjekur më pas dhe nga një seri humbjesh duke dalë nga Kupa e Holandës pas një disfate 3-2, një humbje e cila vjen me një ekip amator.
Pavarësisht se kontrata e tij me Heerenveen ka qenë deri në qershor të vitit 2027, mes një marveshje mes tij dhe klubit është dakortësuar që ai mund të largohet dhe të vazhdojë më tej me klubin që ka nënshkruar. Kontrata e tij me Feyenoord pritet të nënshkruhet të hënën e ardhshme e cila do të jetë e vlefshme për dy vite.
Ekipi holandez ishte pa një drejtues duke qenë se ai u shkarkua pas një serie rezultatesh të dobta cka e ka lënë ekipin në pritje të një ylli që ka dhe mbështetjen e grupit të tifozëve. Një yll I ekipit të dikurshëm që është pritur mjaft mirë nga I gjithë ekipi I tanishëm duke e shndëruar dhe gjendjen e tyre psikologjike në favor duke qenë se janë në kërkim të një shprese për më tej në kaulifikimet në vazhdim.
Në deklaratat e tij të para ai është shprehur tepër optimist duke e vlerësuar këtë afrim pranë klubit duke qenë se dhe forma në ekipin ku ai po performonte nuk e lejonte të bëntë më shumë, por gjithashtu dhe në këtë angazhim ai vlerëson besimin dhe shpreson se do të bëjë një performancë të mirë me klubin holandez për shkak dhe të lidhjes emocionale që ka me të, duke kujtuar sukseset e dikurshme.