FFK, thëret Kuvendin për një seri ndryshimesh të rëndësishme

FFK, thëret Kuvendin për një seri ndryshimesh të rëndësishme

Federata e Ftubollit të Kosovës ka mbajtur një Kuvend të Jashtëzakonshëm për një seri ndryshimesh. Delegatët janë ata që kanë sjellë një seri ndryshimesh me qëllim për të bërë një përputhje me statutet e UEFA-s dhe FIFA-s. e gjithë lëvizja e tyre është bërë në kuadër të Ligjit të rri të Sportit në Kosovë. Presidenti I federatës, Agim Ademi është shprehur tepër mirënjohës për dëshirën që kanë treguar delegatët në ndërmarrjen e kësaj serie ndryshimesh.

Një lëvizje e tillë nga Federatat pritej prej kohësh që të bënte një unifikim në bazë të ligjit të sportit. Tashmë. klubet do të jenë në harmoni me Ligjin e Sportit dhe me krejt statutet e miratuara më herët nga UEFA dhe FIFA. Në këtë takim ka qenë I pranishëm dhe koordinatori rajonal I FIFA-s, ku ai theksoi se ekziston një frymë mjaft e mirë bashkëpunimi.

FFK, thëret Kuvendin për një seri ndryshimesh të rëndësishme
FFK, thëret Kuvendin për një seri ndryshimesh të rëndësishme

Vlerësimi I tij nuk ishte vetëm për dakortësinë e hasur në miratimin e kësaj resolute të re, por njëherësh dhe për arritjet e Kombëtares së Kosovës. Ekipi I cili në këtë sezon të Ligës së Kombeve arriti të marrë një renditje mjaft të mirë duke kaluar në Ligën B. skuadra dhe pse me një histori të hershme ka mundur të debutojë më së miri.

Në këtë kongres të mbajtur ishte e rëndësishme dhe përcjellja e bashkimit dhe mospërcarjes si një mesazh mjaft të rëndësishëm. Kjo e cila ka ardhur fill pas një serie incidentesh të ndodhura me mesazhe raciste dhe fyese. Futbolli sipas tij do të duhet të shërbejë për të ndërtuar ura mjaft të rëndësishme bashkëpunimi.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.