Kosova pritet të zhvillojë ndeshjen e saj të parë kualifikuese për në Kupën e Botës 2026, ku është përballë Zvicrës. Në këtë kohë tepër të rëndësishme për të është dhe ndërhyrja e FIFA-s e cila ka sjellë dhe aprovimin sa I përket angazhimit të dy prurjeve të reja në ekipin kombëtar. Veldin Hoxha dhe Leon Avdullahu kanë marrë konfirmimin nga autoriteti për t’u bërë pjesë e skuadrës kombëtare.
Hoxha më herët ishte pjesë e Federatës Kroate të Futbollit ndërsa Avdullahu ka qenë ai I cili bëri zgjedhjen e tij. Edhe pse me moshat e Zvicrës ai mbante shiritin e kapitenit ai zgjodhi që të vazhdonte karrierën e tij me Kosovën. Pavarësisht se është një ekip I rri dhe nuk mund të ofrojë eksperiencën më të mirë për të si një ekip kombëtar ai ka qenë tepër I vendosur në këtë zgjedhje.

Janë pikërisht dy futollistë të rrinj që janë bashkuar në ekip dhe kanë marrë gjithashtu dhe mbështetjen e Franco Fodës. Trajneri ka bërë një pritje të ngrohet për ta dhe ka vlerësuar lojën e secilit prej tyre individualisht. Hoxha I cili angazhohet me Rubin Kazan dhe Avdullahu I cili luan në Bundesligë për Hofenheim.
Me dy ndeshje që pritet të luhen, Kosova do të vazhdojë ëndërrën e saj për një vend në europë. Është një rrugëtim që e vendos përballë dy kundërshtarëve të rëndësishëm. Fillimisht ata udhëtojnë drejt Zvicrës dhe më pas do të rikthehen në shtëpi për ndeshjen me Suedinë.