FIFA në një vendim të vitit të kaluar përzgjodhi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të zhvilluar kompeticionin e Kupës së Botës për Klube. Një event i cili ka në pjesëmarrje të saj një seri klubesh nga vende të ndryshme të botës. Është pikërisht një kompeticion që është i ngjashëm me Kupën e Botës. Një investim prej 50 milion euro është hedhur për marketimin e këtin eventi. Por, FIFA është duke u ndeshur me një pengesë e cila është mbushja e stadiumeve.
Fushata e cila ka nisur prej kohësh në promovimin e këtij eventi ka qenë fillimisht në rjetet sociale. Zgjedhja e marketimit synonte një transformim të këtij eventi, i cili mesa duket nuk është se ka funksionuar plotësisht. Me rezultat të ulët në shitjen e biletave për evente ata kanë parë se ka një zbrazje të stadiumeve. Sinjali i parë ishte pikërisht në sfidën e parë që e vendos Chelsea përballë Los Angels. Një stadium i cili kishte 71,000 vende kishte të pranishëm vetëm 22,000 tifozë.

Messi e cila ishte një shpresë për të shitue nuk ka mundur të funskionojë. Pavarësisht se cmimi i biletave në disa ditë para ndeshjes shkoi në vetëm 20 dollarë nuk mundi të ngallë interes. Duke qenë se më parë një biletë ishte shitur për 349 dollarë. FIFA është duke vlerësuar se ka një numër shumë të pakët rofozësh që janë të pranishëm. Ajo që është vënë re është se ekipet që janë rishtaz në këtë kompeticion kanë një mbështeje më të madhe.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.