FIFA dënon Serbinë për sjellje antisportive

FIFA dënon Serbinë për sjellje antisportive

Komiteti Disiplinor i FIFA ka marrë një vendimnë lidhje me ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës 2026. Në Grupin K ishte Serbia e cilq priti në shtëpi Shqipërinë për të zhvilluar ndeshjën e kthimit. Në këtë sfidë padyshim që kuqezinjtë mundën të tregonin një superformë të tyre duke qenë mjaft dominues në lojë. Ishte pikërisht një sfidë e cila u dominua prej tyre duke fituar me rezultatin 0-1.

Por, së fundi ka qenë Federata e Futbollit të Serbisë e cila ka njoftuar për një gjobë prej 87 mijë franga zviceriane. Shkak për këtë është bërë një sjellje e papërshtatshme nga tifozët gjatë këndimit të himneve kombëtare. Ishin pikërisht këto sjellje që janë konsideruar si anti sportive dhe diskriminuese.

FIFA dënon Serbinë për sjellje antisportive
FIFA dënon Serbinë për sjellje antisportive

FIFA ka shkuar më tej duke marrë masa për mbyllje e pjesëshme të stadiumit. 25% e kapacitetit të tribunave në ndeshjen e ardhshme. Pikërisht është ndeshja që Serbët do të zhvillojnë kundër Letonisë në Leskovac. Mesa duket për ta nuk është një situatë aspak e panjohur. Duke qenë se Serbët kanë pasur një historik mjaft të ngjeshur të sjelljeve antisportive.

Në deklaratën që ka bërë Federata është tërhequr prej veprimeve të përsëritura të nxitura prej tifozërisë së tyre. Shkak se në një periudhë kohë kanë qenë të shpeshta gjobat, cka e vendos Federatën në kushtet që të jetë e tërhequr nga kjo lëvizje. Po ashtu kanë shoqëruar dhe një thirrje sa i përket sjelljes që do të duhet të kenë tifozët.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.