FIFA ka konfirmuar një ngritje historike që ka mundur të arrijë Kombëtarja e Kosovës. Renditja e fundit është bërë në këtë fundjavë ku Kosova ka treguar dhe një herë formën e saj më të mirë. Dardanët që më herët ishin të vendosur në pozitën e 91 tashmë kanë mundur të bëjnë shtatë hapa përpara. Vendosja e tyre është në vendin e 84 duke shndëruar kështu pozitën e tyre si më të duhurën.
Kjo renditje e vendos edhe një herë Kosovën në pozitën e saj më të mirë që mund të ketë arritur në të gjitha kohërat. Formë e cila ka marrë dhe një jehonë mjaft të rëndësishme nga FIFA për shkak të formës që ata kanë mundur të sjellin. Falë performancës mjaft të mirë në këto ndeshje kualfikuese për Kupën e Botës ata mund të dëshmojnë një ekip I cili është mjaft konkurues.

Ekipi I drejtuar nga Foda në ndeshjet e zhvilluara në këtë grumbullim mundi të sjellë kështu një barazim dhe një fitore. Ndeshja e tyre me Slloveninë në shëtpi përfundoi me një barazim. Ndërsa udhëtimi I tyre drejt Suedisë shkoi me një fitore mjaft të rëndësishme për ta. Kjo I mban ende të hapura shpresat e tyre për të pasur një vendosje në play off-in e Botërorit 2026.
Formë të mirë ka treguar dhe Shqipëria e cila ka pasur një ngritje të mirë prej pesë pozitash. Më herët shqiponjat ishin të vendosura në vendin e 66 ndërsa në këtë renditje ata janë ngjitur në vendin e 61. Renditje e cila erdhi pas fitores së tyre historike ndaj Serbisë.



