FIFA, ndryshime të mundshme në kalendarin e botërorit

FIFA, ndryshime të mundshme në kalendarin e botërorit

Temperaturat që po rriten në një mënyrë alarmante janë gjithashtu një fakt tepër shqetësues për globin. Me dije është bërë dhe nga ekspertët e klimës në një letër drejtuar FIFAs për të rishqyrtuar kështu kalendarin e Kupës së Botës 2026. Zhvillimi I saj do të jetë vitin e ardhshëm gjatë verës dhe kjo është konsideruar mjaft shqetësuese për temperaturat e larta që pritet të ketë.

Ka qenë një shenjë paralajmëruese dhe Botërori I Klubeve I zhvilluar këtë vit që përcolli disa shqetësime sa I përket rekordit të temperaturave. Ndjeshëm temperaturat janë ndikuese në formën dhe performancën e futbollistëve. Në shumë raste gjatë zhvillimit të këtij kampionati ka hasur në nevojën e futbollistëve për t’u freskuar. Organizatorët e saj kishin përfshirë struktura të mëdha për një freskim me mjegull artificiale dhe ventilatorë të mëdhenj.

FIFA, ndryshime të mundshme në kalendarin e botërorit
FIFA, ndryshime të mundshme në kalendarin e botërorit

Studiues të ndryshëm e kanë ngritur këtë shqetësim dhe kanë bërë raportimin e tyre sa I përket nxehtësisë. Ata paralajmërojnë për një rritje ekstreme të temperaturave ku kërkojnë që të ketë një zhvendosje të tyre. Ditët e nxehta janë pikërisht gjatë kësaj periudhe zhvillimi dhe në kërkesën e tyre është përfshirë një mundësi për të zhvendosur gjatë periudhës që nuk ka te njejtën nivel termometri.

FIFA kështu është dtyruar që të ketë një rishikim të zhvillimit të saj. Duke qenë se dhe shtetet që do të presin botërorin e ardhshëm janë po ashtu të riskuara për temperatura të larta. Një zhvendosje e kohës së zhvillimit të sfidave është ajo që ata janë duke menduar. Edhe pse ende nuk ka ardhur në formë vendimi nga organi më I lartë drejtues.