Kupa e Botës për Klube pritet të fillojë në 14 qershor, event I cili pritet të zgjasë deri më 13 korrik. Kompeticioni do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por, ai do të sjellë dhe një seri risish që pritet të ndryshojnë rregullat e futbollit. Kryesisht, ndryshimi I parë ka të bëjë me transparencën e vendimeve të gjyqëtarit.
Është pikërisht gjyqëtari I kësaj sfide I cili do të jetë I pajisur me një kamer në fanellën e tij. Vendimet e VAR do të merren në ekrane të mëdha dhe do të ketë dhe një sistem automatik. Sistem I cili ka të bëjë me një gjysmëautomatizim sa I përket pozicionit jashtë loje. Një ndryshim I cili do të lejojë të gjithë shikuesit që të jenë në gjendje të shohin të gjithë aksionin që janë duke ndjekur njëherësh dhe gjyqëtarët e VAR-it.

Është pikërisht një vendim I cili është testuar më herët në disa kompeticione sa I përket aparatit fotografik që mban në fanellë. Janë pamje të cilat do të ndihmojnë në një pamje më të qartë se si është bërë vlerësimi specifik I situatës që ka gjykuar arbitëri.
Kjo mendohet se do të jetë një teknologji e cila do të synojë një transparencë të plotë sa I përket ndryshimeve që priten. Ata do të sjellin një transmetim në kohë reale të të gjitha vendimeve sa I përket gjykimit të ndeshjes. Një hallkë e cila pritet të ulë të gjitha abuzimet që mund të lindin me këtë pjesë.