FIFA është duke rishqyrtuar procesin e kualifikimit për në Kupën e Botës për Klube 2029. Kompeticioni I cili u mbyll mes shumë suksesh për këtë vit pritet që zhvillimin e saj ta ketë në katërvjecarin e ardhshëm. Ndaj dhe organi drejtues e ka konsideruar si të duhur një mundësi për ta sjellë Chelsea në kalimin automatik si kampionë në fuqi. Po ashtu, një tjetër mundësi që është duke u diksutuar është dhe pjesëmarrja në të.
Më shumë se dy klube për vend është një kërkesë e cila ka mbritur në organin drejtues. Por, ka të ngjarë të jetë një lëvizje e cila nuk mund të pritet aspak pozitivisht nga UEFA. Ata e konsiderojnë si një garë e cila është konkuruese e Ligës së Kampionëve. Por, pritet të jetë FIFA ajo e cila do të bëjë një propozim për shtesa që pritet të marë aprovimin.

Fillimisht në kompeticionin e ardhshëm që pritet të zhvillohet në 2029, ata do të bëjnë një propozim I cili do të përfshijë në këtë turne jo 32 ekipe por 48 të tilla. Një ide zgjerimi e cila nuk dihet si do të pritet nga UEFA e cila më herët e ka parë të qartë që të mos e konsiderojë aspak.
FIFA në këtë raport të saj është duke theksuar dhe mungesën e klubeve të mëdha në këtë edicion. Duke qenë se ishin Liverpool dhe Barcelona që nuk ishin pjesëmarrëse. Pikërisht lëvizje e cila ul ndjeshëm interesin e mbështetësve në kompeticione të tilla. Të bindur për suksesin e ardhshëm ata janë duke kërkuar të krijojnë një kompeticion që do të qëndrojë në kohë.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.