FIFA ka njoftuar se do të jetë e gatshme që të diskutojë një ndryshim telër të rëndësishëm sa i përket Kupës së Botës. Në këtë edicion shtëpia e futbollit ka sjellë një seri inovacionesh të cilat do të jenë prova e parë për të pasur më tej një vendosje të përhershme të tyre. Zhvillimet e fundit kanë sjellë kështu një tjetër pozicionim të tyre sa i përket një ndryshimi të rëndësishëm që është duke u diskutuar.
Janë autoritetet të cilat kanë paralajmëruar se do të ketë pikërisht pushime të detyrueshme dy tre minutëshe në mesin e secilës pjesë. Është pikërisht një ndryshim i cili është duke paralajmëruar se ndeshja do të luhet në katër pjesë. Cka e bën të ngjashme këtë ndarje me futbollin amerikan. FIFA këtë ndryshim e ka paralajmëruar pikërisht si një ndryshim që do të jetë tepër ndikues në shëndetin e lojtarëve duke sjellë një maksimizim të formës së tyre.

Por, këto ndryshime pritet që të kenë një sjellje mjaft ndryshe dhe sa i përket financave. Është pikërisht një moment mjaft i rëndësishëm që organizatori të mund të grumbullojë sa më shumë. Ndryshim që do të mbushë dhe arkën e tyre përmes spoteve të ndryshme publicitare.
Autoriteti në ndryshimin e tyre ka sjellë qartësimin se do të ndodhë pikërisht në minutën e 23 të cdo pjesë, në të gjitha turnetë. Pushime të cilat nuk janë opsionale por të detyrueshme.




Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.