FIFA ka publikuar një listë të re të ekipeve kombëtare për muajin korrik. Në këtë listë bëhet një rankim i ekipeve sipas renditjes së tyre ku specifikohet përparimi për secilën ekip kombëtar. Ajo që shihet është se Kombëtarja e Kosovës ka shënuar një rritje në renditjen e saj. Kosova ka mundur të ketë një përparim duke u ngritur kështu në dy pozita. Është dëshmuar ky sukses i tyre në renditje për shkak të një forme mjaft të mirë të treguar në ndeshjet miqësore të zhvilluara.
Gjatë qeshorit dardanët kanë zhvilluar dy ndeshje miqsore dhe kanë mundur të sigurojnë dy rezultate pozitive. Dy fitore që e rendisin ekipin në një pozitë më të favorshme. Ishte pikërisht firorja e tyre ndaj Armenisë dhe ajo ndaj Komorëve.

Kosova e cila më herët ishte e renditur në pozitën e 97 në listë. Tashmë është e vendosur në vendin e 95. Që prej rankimot të parë ky është rankimi më i lartë që ka pasur kombëtarja e kosovës. Pranimi i saj nga FIFA dhe UEFA është bërë në vitin 2016. Si një përfaqësuese e re, Kosova ka treguar më së miri se është në gjendje të sjellë gjithnjë formën më të mirë të saj.
Shqipëria në krahun tjetër ka pasur një rënie të pozitës së saj. Ekipi kuqezi ka një ulje në renditje me dy pozita. Kjo pasi ata siguruan dy barazime në ndeshjet e vlefshme për eleminatoret e Kupës së Botës 2026. Po ashtu dhe humbja e tyre me Anglinë. Shqipëria duket se ka ngecur pas suksesit të saj vitin e shkuar në Europia. Pozita e saj është e 68 në renditje.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.