Serbia do të presë Shqipërinë në shtëpi në ndeshjen e datës 11 tetor. Leskovci është qyteti ku do të zhvillohet takimi dhe së fundmi FIFA ka bërë të qartë dhe numërin e mbështetësve që do të jenë në stadium. 6500 tifozë do të jenë të pranishëm në radhët e Serbisë në stadium.
Komisioni Disiplinor i FIFAs ka vendosur që të caktojë dhe një pjesë të mbyllur për mbështetësit për shkak të incidenteve të shopeshta qe kanë ndodhur. Së fundmi në përballjen e Serbisë me Anglinë u regjistruan incidente të tjera që e shtynë FIFA-n të ndërmerte këtë masë.

Nuk ishte masa e vetme e ndërmarrë duke qenë se Federata e Futbollit të Serbisë është ndëshkuar dhe me një masë financiare. Stadiumi i Leskovc i cili ka një numër prej 8136 vendesh do te zbrazet më tej në 20% të tij duke sjellë kështu një numër shumë më të kufizuar mbështetësish.
Ishte ndeshja ndaj Anglisë e cilq shkaktoi një seri sjelljes të palejuara mes të cilave ishin dhe fyerjet ndaj Kosovës dhe shqiptarëve. Fishkëllima që ndoqën më tej himnin anglez dhe incidente të dhunshme ndaj mbështetësve anglezë. Sfidë e cila shkaktoi dhe një humbje të thellë të tyre në shtëpi 5-0. FIFA ndër të tjera ka bërë dhe paralajmërime për ndeshkime të ndryshme në rast se do të ketë një përsëritje të situatave.



